
Më 22 Maj Komisioni i Rithemelimit ka njoftuar procesin zgjedhor për kryetar të Partisë Demokratike. Kandidatët në garë janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe Ibsen Elezi. Sali Berisha ka firuar zgjedhjet me mbi 85% të votave. Kjo fitore apsolute duket se nuk u ka pëlqyer diplomatëve amerikanë në Shqipëri dhe vecanërisht ambasadores Yuri Kim e cila dhe ka lëshur një paralajmërim të fortë.
Mbrëmjen e sotme e ftuar në “Open” në News 24 me gazetaren Eni Vasili ka shprehur edhe njëherë qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rast se Berisha zgjidhet në krye të PD dhe konfirmohet nga Gjykata Kim deklaroi se SHBA nuk do të ketë të bëjë me dijë të shpallur non grata për korrupsion dhe min të demokracisë duke theksuar se do ishte fatkeqësi të mos kishin marrëdhënie normale me PD-në. Gjykata e ka në dorë për marrdhëniet e Shbasë me PDnë
Ajo iu përgjigj edhe kritikave të opozitës për ndërhyrje në punët e brendshme të partisë dhe qëndrimet jo të forta ndaj aferave të qeverisë. Eni Vasili: E kuptoj. Gjithsesi, nga opozita ose nga një pjesë e opozitës, dy janë kritikat që ju drejtohen: që ju kërkoni të caktoni drejtuesit e saj me ndërhyrjet tuaja, duke ndërhyrë në punët e brendshme të opozitës, dhe nuk keni mbajtur qëndrime të forta ndaj aferave të qeverisë. A keni një koment për këtë? Ambasadorja Kim: Ambasadorja Kim: Mendoj se gabohen, me gjithë respektin, janë gabim. Ne nuk u themi njerëzve se për cilin të votojnë, qoftë në zgjedhje apo brenda në parti.