March 24, 2023


Do të hyjë në fuqi marrëveshja për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Arabisë Saudite. Pas përfundimit të procedurave të brendshme ligjore fillimisht nga pala shqiptare, Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Arabisë Saudite ka njoftuar përfundimin e procedurave të brendshme ligjore edhe nga pala e tyre.

Marrëveshja, e cila hyn në fuqi 30 ditë pas përfundimit të procedurave, do të lehtësojë lëvizjen reciproke të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve të dy vendeve, përmes përdorimit të patentave, si dhe konvertimin e tyre.

Njohja e lejeve të drejtimit, kryesisht në disa vende të Bashkimit Europian, është një kërkesë e vazhdueshme e qytetarëve shqiptarë të cilët e kanë bërë realitet nga Qeveria Rama pas njohjes së patentave me Italinë, Greqinë, Gjermaninë, etj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *