
P.olicia e Shtetit paralajmëron se do të intensifikojë kontrollet e befasishme në të gjithë vendin. Kjo do të bëhet me qëllim parandalimin e ngjarjeve k.riminale, kapjen e personave që qarkullojnë me a.rmë zjarri apo me lëndë n.arkotike. Blutë theksojnë se gjatë kësaj jave që po lëmë pas, janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 410 shtetas, nga këta: 115 janë ar.restuar, 270 janë proceduar penalisht dhe 25 janë shpallur në kërkim.
•Janë kapur në total 38 persona në kërkim, nga të cilët: 36 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar. “Kontrollet do të intensifikohen edhe gjatë vijës bregdetare dhe në zonat e tjera turistike, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë për pushuesit dhe turistët.
Gjithashtu, do të vijojnë operacionet p.olicore dhe bashkëpunimi me qytetarët, partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, me qëllim goditjen e krimit të organizuar dhe krimit në përgjithësi, për të krijuar një ambient sa më të sigurtë për jetën dhe pronën e qytetarëve”, thuhet në njoftimin për mediat.