March 26, 2023


Mbrëmja e djeshme në ‘Opinion’ ka mbledhur personazhet më të spikatur të vitit 2018. Mes të përzgjedhurve ishte dhe ish-ministrja e Intergrimit, Majlinda Bregu. Ky vit për të ka qenë i mbushur plot me angazhime dhe vendime të rëndësishme për jetën. Gjatë bisedës ajo tregoi për vështirësitë e profesionit dhe rrugën që i është dashur të ndjekë për të arritur deri këtu ku është. Majlinda u shpreh se pengu më i madh i jetës së saj lidhet me mëmësinë dhe kohën e shkurtër që ka kaluar me fëmijët e saj.

”Ka patur momente të vështira pa fund, që janë momente që ti nuk ke mundësinë dhe kohën që të angazhohesh në hallet e tua personale. Unë nuk harroj dot kurrë që të heq ndjenjën e fajit që kam me veten, që im bir lindi, u rrit dhe unë nuk kam pasur kohë. Edhe tani unë do të largohem, ai do të jetë këtu se është viti shkollor.

Pastaj nuk e di, do kordinohemi. Për këdo që ka fëmijë e kupton shumë mirë këtë. Ikim dy ditë dhe e kemi kokën pas tek fëmija, ndaj nuk është e lehtë. Megjithatë është një sakrificë që e kalojnë të gjitha gratë. Edhe unë si Klodi në vitin 1997 isha shtatzënë me vajzën në itali, kur po bëja një reportazh për vajzat e trafikuara. Ishte kohë e vështirë”,- u shpreh Majlinda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *