March 20, 2023


E plotë nga gazetari Ben Manaj: Ambasadoret e huaj ne Tirane sillen si rralle ne vende te tjera dhe kjo ndodh aty ku dinjiteti shteteror dhe respekti ndaj vendit dhe popullit ku akreditohen eshte minimal! Ka nje Konvente qe eshte ajo e Vjenes per sjelljen dhe praktiken dipllomatike ne bote , e cila shkelet me kembe ne Shqiperi! Shqiptaret mund te mos jene te pasur , por budallenj nuk jane! Se ke zgjedhin dhe ke preferojne ata eshte puna jone si shqiptare sic eshte e amerikaneve kur zgjedhin Trampin apo Biden, sic eshte e anglezeve kur zgjedhin Blerin apo Johnsonin!

Shqiptaret e Shqiperise jane po aq te zgjuar sa edhe shqiptaret e Kosoves kur zgjodhen Kurtin heren e pare edhe kur e rizgjodhen kur e rrezuan me udhezime heren e dyte! Na hapet barkun me shoë teper te lexueshem mbeshtetjesh, pasi keni humbur pike qe kur toleruat pavaresisht nga rrethanat, zgjedhje nje-partiake ne mes te Evropes kur nuk i toleroni ne vendet nga vini! Une me Berishen kam nje histori te vjeter hakmarrje nga ai per mua, deri ne kercenime me vdekje per punen time si gazetar i BBC ne Londer!

Por nese doni qe ta hiqni qafe nga politika shqiptare, rruga qe po ndiqni vetem i shton inatin nje pjese te shqiptareve per ta ringritur nga varri politik! Shqiptaret jane te zgjuar dhe dine sa edhe ju qe here beni sikur nuk i niihni disa te korruptuar te tjere po aq ose me shume se Berisha e njerezit e tij, se cilet jane e ardhmja e ketij vendi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *