
Kryeministri Edi Rama ka fluturuar drejt Gjermanisë për të zhvilluar një vizitë zyrtare në Berlin. Nesër, Rama do të zhvillojë takime zyrtare, duke nisur me Franziska Giffey, kryetaren e bashkisë së Berlinit; me presidentin Frank-Walter Steinmeier,
për ta përfunduar ditën me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz. Me këtë vizitë Rama gëzon shqiptarët pasi do të finalizohet njohja e patentave shqiptare në Gjermani.
Në orën 18:15, Rama dhe Scholz do të dalin në një konferencë të përbashkët për mediat ku do t’i përgjigjen pyetjeve të gazetarëve.