
Shumë prej këngëtarëve shqiptarë ftohen në koncerte në Diasporë e deri në Amerikë, deri dje duket se e kishin të thjeshtë pasi merrnin viza turistike e bënin lekë me thasë, por tani e tutje duket se jo më per dy kengetare!
Ambasada Amerikane ka ndaluar hyrjen e kengetarit Gena në Amerikë duke qenë se ai udhëtonte me vizë turistike e nuk ka paguar tatimet e koncerteve që ka bërë andej. Ndërkohë që i njëjti vendim është marrë edhe për këngëtarin nga Kosova Shkëlzen Jetishi.
Sipas Klan Kosova, menaxherja e Genës, ka treguar se arsyeja pse SHBA u ka refuzuar vizën këngëtarëve lidhet me faktit se merren vizat turistike dhe shfrytëzohen për punë, duke i shpëtuar taksave,nderkohe qe duhen marre vize pune. Ambasada e SHBA-së në Kosovë, nuk ka dhënë detaje se pse këngëtarët refuzohen të shkelin në Amerikë.