March 19, 2023


Amerika ka vendosur sanksione të ashpra ekonomike ndaj ish-deputetit Aqif Rakipi dhe biznesmenit Ylli Ndroqi. 》Në letrën e bërë publike nga Departamenti Amerikan i Thesarit, thuhet se: “Rakipi është përfshirë në ndikim të dëmshëm në politikë”.

Ndërsa për biznesmenin Ylli Ndroqi, Thesari Amerikan i Shtetit thotë se “ka shfrytëzuar mediat për të zhvatur dhe shantazhuar qytetarë shqiptarë nëpërmjet kërkesave për para dhe blerjeve të reklamave në këmbim të mospublikimit të artikujve negativë”.

Pasuria e Ylli Ndroqit u sekuestrua nga qeveria shqiptare në vitet 2020 dhe 2021 për veprimtari të mëparshme kri minale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *