March 24, 2023


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur pas takimit që e kishte në Ankara me presidentin e Turqisë Recep Taip Erdogan, me ftesën e këtij të fundit. Në atë takim është diskutuar për krizën energjetike dhe sigurimin e lëndëve të ushqimeve bazë.

“Takim si gjithnjë vëllazëror me Presidentin Endogam dhe projekte konkrete për përballimin e dy sfidave të mëdha të kohës, garantimi i energjisë dhe lëndëve ushqimore bazë”, ka shkruar Rama.

Erdogan ka paralajmëruar një turne në Ballkanin Perëndimor, muajin që vjen. Ai është bërë ndërmjetësues mes Rusisë dhe Ukrainës, si rezultat i kësaj bashkë me Organizatën e Kombeve të Bashkuara është arritur një marrëveshje për eksportin e grurit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *