March 23, 2023


Duke nisur nga muaji shtator 2022, më shkolla publike të vendit do të aplikohet projekti “Bëjmë Detyrat e Shtëpisë”. Deri më sot në këtë projekt janë përfshirë 140 shkolla në të gjithë vendin. Në to janë formuar rreth 400 klasa mësimore dhe janë përfshirë mbi 7800 nxënës dhe 800 mësues. Ndërkohë me fillimin e vitit të ri shkollor, këtë shtator është vendosur të përfshihen edhe 150 shkolla të tjera, njoftoi ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

“Ky program ju ndihmon jo vetëm që të bëni detyrat e shtëpisë nën kujdesin dhe mbështetjen e mësuesve, por sjell më shumë përparim në dije dhe mbështet aftësitë tuaja shoqërore, fizike dhe intelektuale përmes pjesëmarrjes në aktivitete të ndryshme”, thotë zonja Kushi.

Kushi i bën thirrje prindërve që të kërkojnë mbështetje për fëmijët e tyre dhe të përfitojnë nga ky shërbim që ofrohet pa pagesë në shkollat publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *