
Bordi i Transparencës ka publikuar sot çmimet e reja të karburanteve të cilat sërish kanë pësuar ulje në Shqipëri.
Sipas vendimit, nafta me pakicë në vend do të tregtohet 216 lekë/litri, pra 6 lekë më lirë nga sa ishte disa dite me parë. Sakaq edhe çmimi i benzinës është ulur dhe pas orës 18:00 do të tregtohet 200 lekë/litër, kurse gazi me 80 lekë/ litër.
Bordi i Transparencës është ngritur për të kontrolluar tregun e çmimeve ndikuar nga kriza ekonomike. Gjithashtu Rama paralajmëroi se kush abuzon me çmimet do të ndëshkohet me gjobë deri në bllokim karburanti. Bordi special për karburantet janë krijuar në gjendje emergjence që të ndihmohen qytetarët.