March 24, 2023


Ditën e djeshme u mësua se Inva Mula dhe bashkëshorti i saj Ethem Ramadani i kanë dhënë fund martesës së tyre 11-vjeçare. Ky lajm u bë i ditur nga “Panorama” të cilët kanë zbuluar se çifti kishte probleme prej vitesh.

Sipas “Panoramaplus”, Ethemi është larguar nga ndërtesa e përbashkët ku çifti jetonte, në një zonë rezidenciale të qytetit të Tiranës.

Është zbuluar se krizat mes tyre kanë nisur për çështje ekonomike, pasi asnjëri prej të dyve nuk merr shumën që dikur fitonin në fillimet e njohjes së tyre. Çifti janë prindër të një vajze dhe përfliteshin prej 2 muajsh për ndarjen e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *