March 27, 2023


Dhimitër Sulovari nga Shijaku, në vitin 1993 la Shqipërinë me mendimin që puna në bujqësi kërkon shumë mund dhe të jep pak fitim. Por qëndrimi në Itali bujkut shqiptar i mësoi se nga toka mund të nxjerrësh edhe para. Në vitin 2003 si fillim ai mbolli vetëm 1 ha me grurë, ndërsa sot fermeri i drithërave zotëron një sipërfaqe tokë prej 60 hektarë.

Për të mposhtur grurin e importit, sipas Dhimitrit ka vetëm një zgjidhje, fermerët shqiptarë duhet t’i kthejnë sytë nga toka. Nafta pa taksa për fermerët dhe subvencioni prej 300 mijë lekësh të vjetra për Ha, e kanë nxitur fermerin që vitin e ardhshëm të kultivojë më tepër grurë.

“Qeveria do tëna japë subvecion CASH 300 mijë lekë për 1 hektarë grurë të mbjellë, mua më ndihmon shumë pasi unë mund të marr plehrat bazë që pothuajse janë gratis pasi më mjaftojnë për mbjelljen e grurit. Duke qenë se unë sivjet kam mbjellë 35 ha me grurë, kulturën që vjen do të mbjell mbi 50 kuintal me grurë. Kam përfituar naftën falas vjet, kam marrë 3000 litra naftë”, tha fermeri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *