
Mazhoranca socialiste i ka hapur rrugë dje shkarkimit të presidentit Ilir Meta nga detyra. Ditën e djeshme Komisioni Hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit ka zhvilluar mbledhjen e tij të fundit, ndërsa ka miratuar në mënyrë unanime raportin përfundimtar për gjetjet e shkeljeve kushtetuese të kryera nga presidenti.
Në raport cilësohet se presidenti ka shkelur Kushtetutën dhe tejkaluar kompetencat e tij, ndërkohë që mësohet se të hënën në Konferencën e Kryetarëve do të vendoset dhe data se kur do të votohet ky raport në Parlament, i cili sipas burimeve, pritet që javën që vjen drafti t’i shkojë Kuvendit të Shqipërisë për votim.
Komisioni Hetimor voton pro shkarkimit të Metës Reagon Presidenca Por teksa Komisioni Hetimor “Meta 2” miratoi dje me votë unanime raportin përfundimtar për shkarkim e presidentit Ilir Meta nga detyra, Presidenca reagoi përmes zëdhënësit Tedi Blushi. Ky i fundit përmes një statusi në rrjetet sociale theksoi ditën e djeshme se vendimi i Kuvendit njëpartiak është nul, ndërsa siguroi se presidenti Meta do jetë në detyrë deri në korrik 2022.