June 7, 2023


Miqtë e mirë duhen në ditë të vështira! Ka qënë ky paralajmërimi i Rusisë për Serbinë të enjten duke sinjalizuar një krisje të mundshme të marrëdhënieve mes dy vendeve. Rusia i ka kërkuar presidentit serb Aleksandër Vucic që të jetë më i vendosur për mbrojtjen e marrëdhënieve miqësore me Moskën. Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se Moska është e vetëdijshëm për presionin ndaj Serbisë por tha se vendi i saj po shikon me kujdes deklaratat e Beogradit. Ajo thumbon Serbinë duke thënë se në Beograd ndoshta ka një përceptim të ndryshëm të miqësisë, duke thënë se Rusia i mbronmiqtë në kohë të vështira.

Deklarata është reagimi i parë i Moskës ndaj votimit të Serbisë në favor të një largimi të përkohshëm të Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Serbia gjithashtu votoi në favor të OKB-së dhe dënoi pushtimin rus të Ukrainës. Analistët thonë se deklarata e Zakharova është një paralajmërim serioz për të parandaluar një ndryshim në qëndrimin e Beogradit ndaj Rusisë. Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, por është nën presion të fortë për t’u lidhur me politikën e jashtme të BE-së në të cilën dëshiron të anëtarësohet.

Në deklaratat e fundit publike, presidenti Aleksandar Vuςic, edhe pse deklaron se Rusinë e konsideron vend mik, mbron perspektivën evropiane të Serbisë. Në një intervistë të fundit për televizionin publik serb, duke justifikuar mbështetjen e tij për rezolutat anti-ruse në OKB, ai theksoi se nuk ishte i përgatitur të përplasej me Perëndimin dhe që Serbia të gjendej nën kër,cënimin e sanksioneve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *