
Taulant Balla foli për rinisjen e hetimit nga SPAK në lidhje me çështjen CEZ-DIA, pasi sot u mor në pyetje biznesmeni Kastriot Ismailaj. Balla uron që SPAK të jetë zgjuar dhe të shkojë deri në fund të kësaj çështje, duke hetuar Sali Berishën.
“Meqë u hap kjo historia e SPAK gjej rastin ta përshëndes, se më në fund kanë vendosur të hetojnë CEZ-DIA. Qoftë e vërtetë që SPAK të jetë zgjuar dhe të hetojë atë çështje. Kastriot Ismailaj është marrë në pyetje nga prokurorët. Është Berisha i pari që duhet të merret edhe si i akuzuar edhe si dëshmitar.
Asnjë prej nesh nuk duhet të guxojë të vërë në dyshim atë që thonë SHBA. Kur thonë që është i përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë dhe drejtësia nuk guxon ta thërrasë ende për çështje që është i kallëzuar”, tha Balla.