March 27, 2023


Kryeministri Rama është shprehur se të gjithë gjykatësit e prokurorët që nuk justifikojnë pasurinë e kanë liruar pa të drejtë persona me precedentë penalë, duhet të mbyllen në qeli. Rama tha se këta gjykatës janë fajtorë për fktin që rrugëve të vendit ka kriminelë e i bëjnë dëm Reformës në Drejtësi.

“Gjykatësit dhe prokurorët duhet të shkojnë në burg nëse nuk justifikojnë dot pasurinë. Për këtë e kemi bërë reformën në drejtësi, që të godasë këta që e kanë bërë mullar atë që s’thuhet,

duke i bërë karshillëk atyre që s’kanë bukë të hanë. Këto janë tema të cilat SPAK-u bën mirë t’i vërë në rendin e ditës”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *