
Ambasadorja Yuri Kim ishte e pranishme në sheshin “Skënderbej”, në koncertin madhështor ku u festua 100-vjetori i lidhjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA dhe çelja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Yuri Kim e përqafuar me Ramen ka përcjellë një mesazh falënderues për popullin shqiptar.
“Festë fantastike mbrëmë për të festuar 100 vitet e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri dhe hapjes së negociatave me BE-HISTORI! Faleminderit të gjithë performuesve dhe kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për këtë natë të paharrueshme.
Mbi të gjitha, falënderoj popullin e Shqipërisë për sakrificat, punën e palodhur, vendosmërinë dhe optimizmin tuaj që kanë prodhuar këto arritje historike. Jeni më të mirët”, shkruan Yuri Kim.