June 9, 2023


Shpallja e Sali Berisha si person “non-grata” nga Amerika është mbështetur në Parlamentin Europian gjatë amendamenteve në lidhje me progres-raportin e Shqipërisë.

“Mirëpresim angazhimin konstruktiv të SHBA në Shqiperi, duke përfshirë fokusin e tyre në luftën kundër korrupsionit; nënvizojmë në këtë kontekst urdhrin ekzekutiv për sanksionimin e personave që kontribuojnë në situatën destabilizuese. Si dhe veprimet që synojnë individët dhe subjektet për aktet e tyre të korrupsionit”, thuhet në amendament.

Ky qëndrim i miratuar nga anëtarët e komitetit një ditë më parë si pjesë e progres raportit për Shqipërinë qe do të votohet në Parlamentin e Europës më 18 dhe 19 maj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *