March 20, 2023


Ilir Meta pasi i ka vendosur emrin e ri partisë së tij ka filluar të sulmojë kryeministrin Rama. Teksa foli për SPAK-un, Meta habiti të gjithë pasi tha “nëse Drejtësia e re do të funksiononte Edi Rama do të ishte në burg”.

“Drejtësinë do ta vërë në lëvizje populli. Kjo është një histori pa kthim. Rama do e shohë se ku do përfundojë. Nën këmbët e popullit të Lirisë. Nëse do kishte drejtësi ai do ishte në qeli. Ose në dhomën 4, në spitalin 5 edhe atje me policinë te dera dhe mjekun te koka. Kujton se duke mbajtur peng drejtësinë, do mbajë peng popullin” tha Meta i xhindosur.

REALITETI- Edi Rama është kryeministri i vetëm në histori që po ngjit “Shqipërinë në majën” e merituar duke hapur negociatat me Bashkimin Europian. Rama është votuar masivisht nga populli dhe është i vetmi që ka marrë mbështetje të gjerë duke fituar mandatin e tretë, kurse PD-LSI ka humbur 3 palë zgjedhje radhazi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *