March 22, 2023


Gazetari Artan Hoxha është solidarizuar me Ukrainën në këto momente të vështira l ufte. “Mbase nuk mund te jete e veshtire per ta pus htuar, por per ta mbajtur nen pu shtim, nje vend dhe komb kaq te madh, do te jete vertete gati e pamundur. “Sheshi i Pavarsise” do te kthehet serish ne vendtakimin e popullit ukrainas per te festuar fitoren historike te radhes…”, shkruan Hoxha. Postimi i Hoxhës “Maidan Nezalezhnosti”, ne gjuhen ukrainase ose “Sheshi i Pavarësisë”, është sheshi qendror i Kievit, kryeqytetit te Ukrainës. Ne kete shesh jane zhvilluar ngjarjet kryesore te 30 viteve te fundit per popullin ukrainas. Që nga fillimi i lëvizjes për pavarësi të Ukrainës në vitin 1990, sheshi ka qenë vendi kryesor për mitingje politike, duke përfshirë katër fushata prot este radikale në shkallë të gjerë, te cilat kane çuar ne rre zimin e kater presidenteve autokrate… Ukrainasit jane nje popull trim, qe nuk e pranojne ke qeverisjen, dhe kane deshmuar me prova se nuk ja pertojne ta rre zojne te parin e vendit kur nuk i sherben vendit… Mbajne rekordin si kombi qe brenda 30 vitesh, kane rre zuar kater presidente me pro testa te fuqishme dhe te panderprera.

Fillimisht ishte revolucioni qe çoi ne pavarsine e vendit me 1 dhjetor 1991, pastaj ne vitin 2001 u zhvillua fushata e pro testave me moton “Ukraina pa presidentin Kuçma”. Ishin pro testat më të mëdha politike që ishin pare në Ukrainë. Gjatë Revo lucionit Portokalli në fund të vitit 2004, Maidan Nezalezhnosti mori mbulim mediatik global, pasi qindra mijëra prot estues u mblodhën në shesh dhe rrugët aty pranë dhe ngritën tenda për disa javë, duke duruar të ftohtin dhe borën. Pr otestat kundër masht rimit zgjedhor nga presidenti ne fuqi, çuan në një raund shtesë të zgjedhjeve presidenciale të urdhëruara nga Gjykata e Lartë e Ukrainës, të cilat u fituan nga kandidati i opozitës, Viktor Jushçenko. Gjate vitit 2009, Yulia Tymoshenko u propozua si kandidate për presidente e opozites duke mbledhur ne kete shesh rreth 200,000 njerëz. Ky shesh u be vendi i prot estave antiruse dhe proeuropiane, te cilat filluan ne nëntorin e vitit 2013. Me pas ato u kthyen në përleshje të dhu nshme, qe perfunduan me vr asjen e 100 ukrainasve.

Sheshi qendroi i pushtuar nga prot estuesit gjatë gjithë ditës dhe natës, nga 1 dhjetori 2013 deri me 27 janar 2014. Protestat e fuqishme çuan ne rre zimin e Presidentin filorus Viktor Janukoviç dhe largimin ne ekzil te tij drejt Moskes. Janukoviç refuzoi hapjen e negociatave me BE-ne, kunder vullnetit te popullit ukrainas. Kaq mjaftoi qe qytetaret e Kievit te pus htonin “Sheshin e Pavarsise” duke rezistuar per dy muaj me radhe deri sa Janokuviç u do rezua. Me nje popullsi prej 44 milione banoresh dhe siperfaqe prej 603,628 km2, Ukraina eshte shteti me territorin me te madh europian, perjashtuar Rusine qe shtrihet ne dy kontinente. Mbase nuk mund te jete e veshtire per ta pu shtuar, por per ta mbajtur nen p ushtim, nje vend dhe komb kaq te madh, do te jete vertete gati e pamundur. “Sheshi i Pavarsise” do te kthehet serish ne vendtakimin e popullit ukrainas per te festuar fitoren historike te radhes…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *