
Të gjithë shoferët me sjellje jo normale në rrugë do të testohen nëse janë përdorues të lëndëve narkotike. Ky ndryshim i rëndësishëm sigurie ndodh për herë të parë në Shqipëri falë përkushtimit të kryeministrit Edi Ramës dhe drejtorit të policisë Gledis Nano të cilët kanë sjellë në vendin tonë pajisjet testuese ndaj përdoruesve të lëndëve narkotike.
Testi i drogës kryhet në mënyrë të rastësishme për shoferët të përfshirë në aksidente të ndryshme ose dyshime që mund t’i ofrohet policisë.
Testi i drogës për shoferët nuk ka ndodhur kurrë më parë në Shqipëri dhe kjo masë pritet të ulë numrin e aksidenteve rrugore. Në rast se shoferi rezulton nën efekrin e çdo lloj droge të mundshme, urgjent ai arrestohet dhe më pas transferohet në komisariatin e policisë.