March 26, 2023

Jonada humbi jeeten ditën e djeshme në plazhin e Potamit, për faj të manovrave me skaf që po bënte ish-shefi i policisë Arjan Tase.

Pedagogu Ahmetaj shkruan se Bledari, babai i vogëlushes mundohet të tregohet i fortë, në gjithë këtë situatë.

Në postimin e tij në Facebook, pedagogu shprehet:

“Ma mori Zoti, ishim dorë për dorë, pse e mori atë e s’më mori mua…. Vetëm se duhet të kisha ikur unë dhe jo Jonada”, janë këto fjalët që babai i Jonadës ka thënë mes lotësh.

Më tej, ai shton:

“Unë e ngushëllova Bledarin, babin e Jonadës.

Familja Avdia i ka hapur dyert dhe pret ngushëllime për humbjen që pësuan dje nga papërgjegjshmëria e shtetit.

E piva shpejt e shpejt atë kafe helm dhe ika i helmuar thellë në shpirt nga kjo ngjarje familjare, por jo vetëm.”, shkruan pedagogu ndër të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *