March 20, 2023


Pas shkarkimit të gati të gjithë punonjësve të drejtorisë së kufirit të Vlorës, drejt bregdetit të jugut janë nisur mjete dhe punonjës nga Durrësi për kontrollet në bregdetin e jugut.

Sot e gjithë hapësira detare në bregdetin e jugut është bosh nga mjetet lundruese si pasojë e frikës së pronarëve nga sekuestrimi i mjeteve. Gomonia e tragjedisë që aksidentoi vogelushen 7-vjecare është transportuar në pikën e bllokimit.

Qeveria Rama ka njoftuar se në të gjithë vijën bregdetare, janë shoqëruar, në pikat e posaçme të bllokimit, nga Ksamili në Velipojë, rreth 90 mjete lundruese “Jet ski” dhe rreth 40 mjete të tjera lundruese (skafe të vegjël dhe gomone). Të gjitha mjetet lundruese të bllokuara janë jashtë standardit kurse pronarët kanë shkelur ligjin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *