
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka njoftuar rregullat e reja për drejtuesit e mjeteve. Në njoftimin e mëposhtëm thuhet se drejtuesit e mjeteve që hu mba sin të gjitha pikët e patentës do t’i nënshtrohen nga e para teestit të autoshkollës për ta marrë sërish lejen e drejtimit.
Pra në fillim do të kryejnë kursin e autoshkollës, provimin e teorisë me 30 pyetje dhe më pas do t’i nënshtrohen testit të praktikës. Më tej thuhet se autoshkollat nuk mund të operojnë me cmime nën një vlerë të caktuar që do ta përcaktojë Drejtoria në fund të çdo viti. Këto rregulla të reja do tëhyjnë nëfuqi jo më vonë se 1 qershori. Drejtuesit e mjeteve rrugore që humbin të gjitha pikët e patentës, e cila iuhiqet për shkelje të reenda e të përsëritura, do t’i nënshtrohen kursit nga e para në autoshkollë për të rimarrë sërish lejen e drejtimit. Procedura është e njëjtë me herën eparë.
Do të jenë 30 pyetje, të gjitha nga kapitulli i normave të sjelljes, nga i cili do të mund të kalojnë në fazën tjetër jo me katër, por maksimalisht me tri gabime. Më tej, ndonëse mund të kenë qarkulluar më herët në rrugë, ata do t’i nënshtrohen edhe testit të praktikës që duan të ngasin do të duhet tëfuten në testim gjithashtu, gjë që më parë nuk nevojitej.