June 9, 2023


Deputeti demokrat Dash Sula ka komentuar lajmet që po qarkullojnë së fundmi se pas peticionit të iniciuar kundër ambasadores Yuri Kim fshihet Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta.

“Personalisht shpreh keqardhje për një peticion të tillë. Nuk i bën nder Shqipërisë një sjellje e tillë. Nuk dua ta besoj dhe besoj se nuk është as Berisha dhe as Meta autorët e një peticioni të tillë.

Nuk besoj të çmendet as Berisha dhe as Meta me një veprim të tillë. Ambasadorja amerikane vepron në emrin e Shteteve të Bashkuara dhe politika që ajo ndjek është politikë e SHBA”, shkruan Sula

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *