March 23, 2023


Kryeministri Edi Rama ka prezantuar projektin për ndërtimin e aksin Milot-Fier, pjesë e Korridorit Blu, për të cilin është hapur gara ndërkombëtare. Akset do të plotësojnë të gjitha standardet e BE, gjithashtu do të ketë edhe rrugë dytësore për qytetarët që nuk duan të paguajnë.

“Nga Milori deri në Fier kemi vendosur ta segmentojmë. Milot, Thumanë, Kashar Lekaj e Rrogozhinë dhe më pas Lekaj-Fier do të jenë akset përbërëse. Për aksi Thumanë Kashar ka nisur ndërtimi. Të gjitha segmente do të jenë të shoqëruara edhe nga një rrugë dytësore. Shpejtësia e lejuar në aksin kryesor me pagesë Milot- Fier do të jenë nga 90-130 km/h, pra do të jetë autostrada më e shpejtë në Shqipëri.

Zhvillimi i këtij projekti synon rritjen e punësimit, kushte më të sigurta të drejtimit, kosto më e ulët e transportit, rritja e turizmit përmes shkurtimit të distancave”, njofton Qeveria Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *