
Sali Berisha me tone të forta i ka bërë thirrje ambasadores, Yuri Kim që të heqë dorë nga ato që ai i quan “presionet e saj mbi sistemin e Drejtesisë”. Saliu i shpallur “Non Grata” por i kërkoi qeverisë së SHBA që të ndalojë ndërhyrjen e Yuri Kimit.
“Unë mund të them se deklarata e Yuri Kim ishte qesharake. Ta harroje kush perpjekjet se mund të nderhyjë direkt në procesin gjyqësor.
Guvernatorja bën takime për procesin gjyqesor, i cili në mënyrë absolute nuk ka bazë ligjore. I bëj thirrje qeverisë së SHBA-së që të ndaloje ndërhyrjet e Yuri Kim në proceset gjyqesore në Shqipëri”, tha Saliu