
Kudo në vendet e zhvilluara ka kohë që janë hequr biletat fizike për transportin urban dhe përdoren vetem biletat elektronike. Kjo gjë shumë shpejt do ndodhë dhe në Shqipëri.Biletat fizike në transportin urban do të hiqen dhe ato do të zëvendësohen me bileta elektronike. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku pas mbledhjes së qeverisë, ku u miratua edhe vendimi.
Sipas ministres Belinda Balluku prerja e biletave do të bëhet përmes sistemeve elektronike të fiskalizuara. “Ky pr/ligj sjell disa risi, hiqen biletat në format të parashtypura në transportin ndërqytetës. Prerja e biletave do të bëhet përmes sistemit elektronik e-transport të fiskalizuara.Prerja e biletave bëhet nga agjencitë në mjete, autobus apo kudo tjetër. Ndërkohë platforma elektronike garanton ciklin e plotë të prerjes së biletave.
Shtohet elementët e faturës së fiskalizuar. Biletat në format letër do të gjenerohen nga platforma elektronike”, u shpreh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë.Kujtojmë se tranporti urban prej vitesh është në kaos në qytete e mëdha, sidomos në Tiranë, ku edhe spe është rritur cmimi i biletës, cilësia e shërbimit lë për të dëshiruar.