March 23, 2023


Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për tensionet e mbrëmjes së djeshme në Veriun e Kosovës. Rama i ka dalë në mbështetje Kosovës që siç tha ai “kanë të drejtë të mbrojnë sovranitetin e tyre”. Rama ka dërguar edhe një mesazh të qartë në drejtim të Presidentit serb Aleksandër Vuçiç, duke kërkuar që të tërhiqen nga provokimet në Veri me grupe të caktuara.

“Kemi diskutuar në kuadrin e një situate që mbrëmë vonë ka pasur një përshkallëzim tërësisht të paarsyeshëm, pasi qeveria e Kosovës ka të drejtën që të zbatojë marrëveshjet duke ushtruar sovranitetin territorial, që buron nga një pavarësi në administrimin e shtetit dhe marrëveshjet e dakordësuara me palën tjetër janë për t’u zbatuar edhe jo për t’u diskutuar.

I bëj thirrje autoriteteve në Beograd, Presidentit të Serbisë Vuçiç që të mos ushqejnë me asnjë lloj justifikimi dhe asnjë lloj alibie me grupe të caktuara në Veriun e Kosovës që për arsyet e tyre i kundërvihen zbatimit të një marrëveshje”, u shpreh Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *