
Kryeministri Edi Rama shprehet se asnjë vend përveç SHBA-së nuk kishte informacion se Rusia dhe Vladimir Putin po planifikonte një s ulm frontal ndaj Ukrainës.Në një intervistë për emisionin Opinion, Rama zbulon dhe një takim që ka pasur me Ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov disa vite më parë.
“Jam takuar me të, kemi pasur bisedë të gjatë, dhe jo vetëm në atë bisedë, ka qenë e qartë se Rusia ka pasur një pezmatim të madh në raport me Ukrainën. Sjelljen e perëndimit, marrëveshjen e Minksut. Një sërë poretendimesh të paadresuara nga Perëndimi, të panegociueshme në raport me ata vetë. Nuk mund të them kurrë që e ndjeva këtë që erdhi. Përveç shërbimit inteligjent amerikan, askush tjetër nuk kishte realisht bindjen që Vladimir Putin do të tentonte një a gresion frontal dhe pushtim të Ukrainës” – tha Rama.
Kreu i qeverisë shqiptare deklaron se Shqipëria gjendet në kul min e politikës së saj të jashtme. “Ka qenë një replikë e imja gjatë konferencës për shtyp që është vendosur në Twitterin e ambasadës amerikane. Ajo që mund të them lidhur me pyetjen që lidhet me Shqipërinë, vendi ynë gjendet në kulmin e politikës së vetë të jashtme për shkak të një pozicioni të jashtëzakonshëm në tryezën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Shqipëria gjendet në një pozicion të jashtëzakonshëm. SHBA ka kërkuar nga Shqipëria të bëhet bashkëpenëmbajtëse e dosjes së Ukrainës” – tha Rama.