
Kryeministri Rama ka shkarkuar Ervin Bushatin nga posti i drejtorit të Postës Shqiptare, ndërsa në vendin e tij është caktuar përkohësisht si e komanduar Anisa Kaltanji.
Ervin Bushati është shkarkuar me urdhër të Ramës për shkak se nuk e bëri siç duhet detyrën. Anisa Kaltanji ka mbajtur postin e zëvendëses së Bushatit ndërsa përkohësisht do të jetë drejtoresha e Postës Shqiptare deri në zyrtarizimin e një emri të ri në krye.
Ervin Bushati u zgjodh në krye të Postës Shqiptare në shtator të vitit të kaluar.