June 8, 2023


Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama drejtuar prokurorëve të SPAK-ut për të hetuar Sali Berishën dhe Ilir Metën.

Në një tryezë të përbashkët me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, i cili sërish ka përsëriti thirrjen ndaj SPAK për hetimin e Berishës, ambasadorja Kim tha se dretësia nuk mund të funksionojë me urdhra apo porosi.

“Ky nuk është standardi që kërkohet nga ana e SPAK-ut. Prokurorët nuk mund të veprojnë kur i urdhëron, porosit apo kërcënon dikush. Reforma në drejtësi quhet e suksesshme kur veprojnë prokurorët, nuk duhet ta bëjnë se i ka kërcënuar dikush, i ka porositur dikush apo u ka dhënë para dikush”, u shpreh Yuri Kim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *