
Ilir Meta është shfaqur i shqetësuar dhe i ka bërë thirrje Qeverisë Rama që të ulë çmimet dhe të rritë rrogat e pensionet, duke harruar që jemi në ekonomi tregu dhe çmimet nuk i vendos shteti.
“Ulni çmimiet! Rritni rrogat dhe pensionet, mbëhtesni financiarisht çdo qytetar. Rritja marramendëse e çmimeve po thellon seriozisht varfërinë, çdo ditë ditë, duke kërcënuar si kurrë më parë buxhetet familjare. 935,821 qytetarë jetojnë sot me më pak se 5.5 USD në ditë. Ne do të ndëshkojmë abuzuesit nëçdo nivel dhe paratë e vjedhura do t’ia kthejmë Shqiptarëve”, shkruan Meta.
Pavarësisht dëshirës së madhe, Rama nuk e ka “shkopin magjik” për të ndryshuar brenda natës ekonominë e dobëy që trashëguam 20 e kusur vite. Ashtu siçe ka thënë edhe kryeministri, në rast se rrogat do të rriten brenda natës kjo do ta çonte shtetin në kolaps financiar njësoj si me firmat piramidale në vitin 97