March 23, 2023


Te gjithe te punësuarit në vend me pagë mbi 100 mijë lekë bruto ose 80 mije leke neto, do të ketë si detyrim plotësimin e Deklaratës Individuale të Vjetore e të Ardhurave pranë administratës tatimore. Projektligji i ri për “Tatimin mbi të ardhurat” i hartuar nga Ministria e Financave dhe i hedhur së fundmi për konsultim, ka ulur pragun e detyrimit për deklarim për të punësuarit në Shqipëri. Deri më tani këtë detyrim e kishin individët me të ardhura vjetore bruto mbi 2 milionë lekë në vit

Këta individë nuk do të paguajnë tatim ekstra pas plotësimit të deklaratës pasi e paguajnë atë në mënyre progresive për çdo muaj. Por qëllimi i Ministrisë së Financave është zgjerimi i regjistrit të të ardhurave totale të individëve të punësuar në optikën e tyre, në mënyrë që ta kenë më të thjeshtë kontrollin e shpenzimeve uljen e evazionit.

Pavarësisht se ligji parashikohet të hyjë në fuqi në 1 Janar 2023, deklarate e të ardhurave personale, formati i së cilës do ndryshojë, do plotësohet për herë të parë në Prill të 2024-ës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *