March 19, 2023


Edi Rama së bashku me zv.kryeministren Belinda Balluku pasditen e sotme ndodheshin në kantierin e Portit të ri të Vlorës. Kryeministri teksa përmendi anët pozitive të këtij projekti u ndal edhe te prodhimi i energjisë. Sipas tij, do të vijë dita kur përveç çmimit të lartë do të ketë edhe mungesë të energjisë.

“Këtu jemi në një zonë ku po merr jetë program më ambicioz i qeverisë sa i përket energjisë. Kjo që ndodh me futjen e 110 megavatëve të tjerë përmes detit është vetëm një hap i kësaj emergjence botërore sepse kemi ardhur që jo vetëm çmimi i energjisë ka ikur në stratosferë por ka filluar rënia e volumit të mundshëm për tu blerë.

Pra nuk jemi më në kushtet që cmimi është marramendës, por do të jetë e vështirë që ta gjejmë. Do marrim masat që Shqipëria të hyjë në fazë tjetër duke u bërë sovrane për energji”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *