
Qeveria Rama ka hapur “thesin” duke bërë me dije se çdo fermer që mbjell 1 hektar grurë, do të marrë mbështetje 300 mijë lekë të vjetra bonus nga shteti.
E gjitha kjo bëhet për të nxitur fermerin që të mbjellë grurë, ndërsa ministrja e Bujqësisë, Krifca tha se në mbledhjen e qeverisë mor vendimi që të shtohet buxheti me 200 milionë lekë për peshkatarët, të cilët do rimbursohen me 40 mijë lekë për litër të naftës.
“Bujqësia ka miratuar një vendim të rëndësishëm. 1.2 milardë lekë i shtohen buxhetit të skemës kombëtare, duke e çuar buxhetin në 4.9 mld lekë, më i madhi i vënë në dispozicion. Kemi menduar të fusim një masë të posaçme, fermerët që prodhojnë mbi 1 hektar grurë, do marrin mbështetje 300 mijë lekë për hektar. Gjithashtu kemi vendosur të shtojmë buxhetin me 200 milionë lekë për peshkatarët”, njofton qeveria Rama.