March 22, 2023


Akrobatja Vitore Sallaku është ndarë sot nga jeta. Një grua e rrallë, energjike, një artiste e plot talent ajo ishte një nga themelueset e Cirkut shqiptar.Që në moshën 11 vjeçare ka qenë pjesë e trupës së cirkut duke dhënë kontribut të madh brenda e jashtë vendit. Pas shkëputjes nga skena, ajo ishte ndër pedagoget e para të studios së cirkut.

E njohur si Vitore Sallaku Rasha, ajo mban titullin e lartë Mjeshtre e Madhe. Ajo lindi në Tiranë. Përfundoi studimet në liceun artistik “Jordan Misja”.Më pas vijoi studimet e larta në Institutin e Kulturës Fizike “Vojo Kushi” në Tiranë. Ka shkelqyer gjithmone, kudo ku ka marre pjese, sepse kishte lindur per art.

Është një nga akrobatet më të spikatura të arenës së cirkut, e cila për më shumë se 35 vjet i dha skenës numra të paarritshme.Per ata qe nuk e dine, Vitore Sallaku ishte bashkëshortja e artistit të madh shqiptar, Skënder Sallakut. Me siguri e dinit, sepse tashme kemi vene re se ndjekesit tane kane njohuri dhe kulture pafund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *