March 19, 2023


Me rritjen e çmimeve në bregdetin e jugut, shumë shqiptarë kanë “braktisur” restorantet duke zgjedhur që ushqimin e shëndetshëm ta konsumojnë në shtëpi.

Gjithashtu çmimet e shezlongeve kanë kapur stratosferën në Ksamil të Sarandës. Një pushues ka raportuar për mediat se për një çadër (gazebo) te Pema e Thatë në Ksamil ka paguar 50.000 lekë të vjetra ndërsa një ditë më parë ishte 30.000 lekë.

Turistët spanjollë që këtë vit kanë zgjedhur bregdetin e vendit tonë, por marrin çadër me vete, të njëjtën gjë duhet të bëjnë edhe shqiptarët. Qeveria Rama dhe autoritetet janë në terren dhe së shpejti do të fillojnë kontrollet nga Shëngjini në Sarandë për të mos lejuar baret dhe restorantet që të abuzojnë me çmimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *