
Qeveria Rama ka publikuar në Fletoren Zyrtare kriteret, rregullat dhe procedurat e lëshimit të “raporteve mjekësore elektronike” për disa kategori të caktuara.
Rregullorja e re përcakon kriteret për lëshimin e raporteve mjekësore për paaftësi të përkohshme për punë, për leje lindjeje dhe për aksidente në punë e sëmundje profesionale. Në vendimin e fundit rregullorja përcakton edhe gjoba të rënda për mjekët që bëjnë shkelje në procesin e ligjshmërisë së lëshimit të raporteve mjekësore, apo japin raporte të pamerituara kundrejt korrupsionit.
Në rast shkelje të rregullores kush mjek jep raport pa kriter atëherë do të ndëshkohet me gjobë nga 50 mijë deri në 200 mijë lekë të vjetra.