June 7, 2023


Ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare, muzikanti i grupit Bon Jovi, Alec John Such. Lajmin e ka bërë të ditur grupi i njohur përmes një njoftimi në rrjete sociale. Shkaku i vde kjes së John Such, mbetet ende mbetet i panjohur.

”Ne jemi të lënduar kur dëgjojmë lajmin e mikut tonë të dashur Alec John Such. Ai ishte një origjinal. Si një anëtar themelues i Bon Jovi, Alec ishte pjesë përbërëse e formimit të grupit. Për të qenë i sinqertë, ne gjetëm rrugën drejt njëri-tjetrit përmes tij,

ai ishte një shok fëmijërie me Tico dhe solli Richie të na shihte të performonim”, thuhet në reagimin e grupit. Kujtojmë që Bon Jovi, njihen më së shumti për hitin e tyre ”It’s my life”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *