
Hapet plotësisht në muajin shkurt të vitit 2023 tuneli i Llogorasë, prej 5.9 kilometrash. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama gjatë bilancit të qeverisjes vendore me kryetarët e bashkive.
“Në tunelin e Llogorasë ka nisur puna me 14 nëntor. Sot ka përfunduar puna në 2400 m. Kjo ecuri e mirë është për shkak të gjeologjisë së mirë. Në fund të muajit shkurt tuneli i Llogorasë prej 5.9 km do të ketë dritë. Pranvern e vitit të ardhshëm hapet kjo rrugë e re për të gjithë turistët”, njofton Qeveria Rama.
Tuneli i Llogorasë parashikohet të ketë një gjatësi prej 5.9 kilometrash, i cili nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit, deri në urën e Palasës. Me një shpejtësi 50-80 km/orë, rruga do të përshkohet për 7-10 minuta.