March 19, 2023


Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me pamje nga punimet e Unazës së madhe në Tiranë.

Rama shkruan se ka përfunduar ndërtimet në masën 98% dhe aktualisht po punohet me shtresat e fundit asfaltime. Me hapjen e aksit të ri do të lehtësohet akoma edhe më shumë trafiku i makinave për 1 milion banorët e kryeqytetit.

“MIRËMËNGJES dhe nga Unaza Verilindore Loti 2, Tiranë ku kanë përfunduar ndërtimet në masën 98%, dhe aktualisht po punohet me shtresat e fundit asfaltike, ju uroj të diel të qetë” shkruan Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *