June 7, 2023


Kopshti i ri Zoologjik do të hapë sot dyert për 1 milion banorët e Tiranës, të cilët do të njihen me kafshët dhe mjediset e mrekullueshme të asaj hapësire të transformuar. Qeveria Rama theksoi se ky investim i jep Tiranës jo thjesht një Kopsht të denjë Zoologjik, por i rrit edhe vlerën pronave përreth.

“Për ata që kundërshtojnë projektet e Tiranës, si Sheshi, Lodrat te Liqeni, Pazari i Ri, Kalaja, tani Kopshti Zoologjik, apo minorancën e vogël që kundërshton projektin e Kopshtit Botanik, thjesht duhet të vijnë ta shohin dhe të kuptojnë se është dita me natën.

Që tani është rritur vlera e banesave në gjithë këtë zonë. Sot kopshti i ri zoologjik hap dyer per të gjithë vizitorët” njofton Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *