
Monika Kryemadhi i ka kaluar drejtimin e partisë burrit të saj, Ilir Metës pasi ky i fundit dorëzoi ditën e djeshme mandatin e Presidentit. Lajmi u bë i ditur gjatë Konventës Kombëtare që LSI e cila me rikthimin e Ilir Metës do të marrë emrin e ri “Partia e Lirisë”.
“Komiteti Organizator do të drejtojë veprimtarinë e partisë për përgatitjen e Konventës Kombëtare, që do të mbahet brenda dy muajve.
Drejtuesi i Komitetit Organizator të jetë zoti Ilir Meta dhe zëvendës Kryetar të jetë zoti Agim Nesho. Këto ndryshime hyjnë në fuqi menjëherë”, njofton “Partia e Lirisë”.