
Komisioneri Europian i Zgjerimit, Oliver Varhleyi pohoi se tashmë Shqipëria mund të vijojë e vetme rrugën drejt Bashkimit Europian. “Shqipëria tregoi vërtet me Maqedoninë e Veriut dhe pjekuri për të kuptuar se vendet tona anëtare donin që të dyja ato të ecnin përpara.
Tani Shqipëria mund të vazhdojë e vetme rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE. I gjithë procesi i zgjerimit bazohet tek meritat dhe tani gara është e hapur, kush ofron rezultate i pari, do të anëtarohet më shpejt me të drejta të plota në BE”, tha Varhelyi.
Tashmë është e qartë: “Nëse Shqipëria bën progres më shumë se Maqedonia, atëherë do të anëtarësohet më shpejt drejt BE-së”. Falë reformave dhe punës së mirë gjatë qeverisjes socialiste, Shqipëria më 19 korrik nisi procesin e bisedimeve për anëtarësim në BE pas një kalvari të gjatë priteje, zvarritjesh dhe pengesash.