March 23, 2023


Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Panairin e Punës kishte një mesazh për shqiptarët që duan të ikin jashtë vendit për të punuar, me idenë se do të paguhen më mirë.

Rama u shpreh: “Dua t’u them të gjithëve se është gjithmonë një mundësi për të bërë një zgjedhje midis punësimit këtu në vendin tonë e ikjes për të kërkuar punë gjetkë, por patjetër që gjërat nuk janë ashtu si duken. Vërtet në emigracion, Gjermania ka rroga më të larta por mos harroni ka dhe shpenzime shumë më të larta dhe në fund të muajit nuk të ngel asgjë”.

Ndërkohë Rama tha se qeveria e ka rritur “shumë vëmendjen e mbështetjen në aspektin e formimit profesional”. Kryeministri tha se tregu sot në Shqipëri ka një nevojë të ethshme për krahë pune sidomos në strukturat hotel-turizëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *