
Qeveria Rama ka njoftuar se nga 1 korriku është rritur paga për mjekët dhe infermierët. Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, ministrja Manastirliu u shpreh se paga rritet me 6 % dhe se përfitojnë 19 mijë punonjës të shëndetësisë. Kjo rritja ka hyrë në fuqi në 1 korrik dhe ka efektin e saj për gjatë gjithë vitit.
“Duke filluar nga 1 korrik për të gjithë mjekët infermieret dhe profesionistët e shëndetësisë paga e tyre rritet me 6%. Kjo është një politikë e qeverisë shqiptarë. Kjo hyn në fuqi nga 1 korriku dhe shtrin efektin gjate gjithë vitit.
Efekti për rritjen e pagave është 10 mln dollar dhe nga kjo rritje përfarojnë 19 mijë mjekë dhe infermierë dhe profesioniste të shëndetësisë”, njofton Qeveria Rama.