March 20, 2023


Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, ka mbledhur sot me urgjencë krerët e grupeve parlamentare për “dosjen” e bujshme që i ka dërguar dje Autoriteti i Dosjeve mbi dokumentet e Sigurimit të Shtetit.

Referuar kësaj “dosje”, një politikan i lartë me iniciale I.M rezulton se ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit. Media të ndryshme ditën e djeshme publikuan lajme se këto inicialet të politikanit të lartë përputhen me emrin e Ilir Metës. Deri në këto momente, Lindita Nikolla ka zhvilluar takimin me Ballën, ndërkohë që pritet të takojë edhe Enkelejd Alibeajn e Fatmir Mediun.

Nikolla do ju vërë atyre në dispozicion dosjen e përgatitur nga Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit. Bëhet me dije se zyrtari i larte me iniciale I.M ka spiunuar shokun e tij, i cili të vetmin gabim që kishte bërë ishte se po mendonte të arratisej nga Shqipëria gjatë regjimit komunist. Sipas dosjes “I.M” ka bashkëpunuar me ish-Sigurimin famëkeq dhe ka njoftuar për planin e shokut të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *